Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.
Reshje shiu me intensitet të ulët do të ketë që në orët e para të mëngjesit në zonën e veriut. Prej orëve të mesditës në zonën e veriut priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave, stuhive si dhe rrebesheve shoqëruar me breshër. Në pjesën e dytë të ditës reshjet pritet të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e shtrëngatave, stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim deri në 10 m/sek dhe në bregdet deri në 16 m/sek. Përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes era përgjatë vijës bregdetare intensive dhe me rrahje deri në 25-30 m/s. Gjithashtu erë intensive dhe me rrahje edhe përgjatë zonave luginore të vendit. Valëzimi në det i forcës 3-4 ballë.