MENU
klinika

Për propozimin e Bashës për listat e hapura 100%

Meta: Këshilli Politik të punojë natë e ditë!

24.07.2020 - 21:18

Një tjetër reagim vjen nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ndalet sërish tek çështja e listave të hapura 100%, që u kërkua si kusht nga lideri i PD-së Lulzim Basha.

Përmes një videomesazhi, kreu i shtetit theksoi se pranimi nga Basha për hapjen e listave 100% është akt historik dhe shërbim i çmuar për demokracinë.

MESAZHI I METËS
Pranimi publik nga lideri i Opozitës së Bashkuar, z.Lulzim Basha për HAPJEN E LISTAVE 100% është AKT HISTORIK dhe SHËRBIM I ÇMUAR për demokracinë dhe rikthimin e parlamentarizmit të vërtetë.
Është respekt dhe detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë.
Tani Këshilli Politik të punojë natë e ditë me ekspertët ndërkombëtarë për konkretizimin më efikas. ??