24.07.2020 - 11:37
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha.
‘Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar z.Lulzim Basha.
E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit. E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.
Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes’, shkruan Meta në Facebook.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Akuzat e Bashës ndaj Ramës
‘Nëse preket një fije floku e demokratëve, mban përgjegjësi me kokën tënde’
Studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare, Janusz Bugajski
“Protesta e 16-Shkurtit do të sjellë ndryshimin politik”
Fitojnë të drejtën e punësimit