MENU
klinika

Serie A, Java 33

Milan përmbys Parmën, Hysaj kapiten i Napolit

15.07.2020 - 20:29

Milan nuk mposhtet pas rifillimit të futbollit në 8 ndeshje radhazi, duke marrë 3 barazime dhe 5 fitore. Të fundit fitore e mori sot me përmbysje 3-1 ndaj Parmës. Europa është shumë afër për kuqezinjtë.

Një ndeshje shumë e bukur, me një Ibrahimovic në formë, që kur godet, trullos kundërshtarët. Gjithsesi, golin e parë e shënojnë miqtë në fundin e pjesës së parë me Kurtic. Sa nis e dyta, Kastriot Dermaku hyn në lojë për Parmën sa nis e dyta, por nuk sjell fat.

Kessie barazon për vendasit në 55’, ndërsa 4 minuta më pas Milan përmbys gjithcka me Romagnoli. Dy herë radhazi asiston Calhanoglu, i cili shënon vetë në minutën e 77-të dhe 3 minuta më pas zëvendësohet. Milan më pas mbron dy golat në avantazh.

Elseid Hysaj rikthehet titullar dhe luan 90 minuta për Napolin, që barazon 1-1 në Bologna. Mbrojtësi shqiptar për herë të parë ishte kapiten, pasi veteranët e të kaltërve ishin në stol. Miqtë napolitanë shënuan të parët me Manolas në 7’, që zhytet me kokë.

Në të dytën vendasit shënojnë me Palacion në 67’, por VAR e anulon për jashtë loje. Gjithsesi, Bologna do të shënonte në 80’ me Barroë, duke fiksuar shifrat 1-1, një rezultat që nuk prish dhe as rregullon punë për dy ekipet. Sampdoria fitoi 3-0 ndaj Cagliarit dhe thuajse siguron mbijetesën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN