Teksa sezoni i plazhit ka nisur, Ministria e Shëndetësisë bën apel për më shumë kujdes.
Duke bërë thirrje për respektimin e higjienës, kjo ministri kërkon nga subjektet akomoduese në bregdet që të dezinfektojnë rregullisht ambientet e tyre përfshirë edhe shezllonet.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik. Mos e uleni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlongje dhe në çdo ambient”, tha Marjeta Dervishi nga ISHP.
Sa i përket numrit të të infektuarve, Tirana regjistron 38 raste, e ndjekur nga Berati me 12 raste, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.