MENU
klinika

Çfarë pret nga Këshilli Politik?

Miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit/ Reagon SHBA: Një hap më pranë BE-së

23.07.2020 - 14:58

Pas miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit në Kuvend, ka reaguar Ambasada Amerikane në Tiranë e cila përmes një deklarate shkruan se përshëndet miratimin e marrëveshjes.

Deklaratë e ambasadës së SHBA:

Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian.

Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare.

Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për ri-thirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Maxhoranca dhe opozita e re bashkojnë votat

Miratohet me 97 vota pro marrëveshja e 5 Qershorit