MENU
klinika

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Durrësit

Miratohet në unanimit buxheti shtesë prej 532 milionë lekësh

01.07.2020 - 08:46

Miratohen në unanimitet të plotë 9 pikat e rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak Durrës.

Në mbledhjen e zhvilluar në ambientet e Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”, këshilltarët për herë të parë që nga fillimi i pandemisë u mblodhën në një sallë duke respektuar rigorozisht protokollin e sigurisë, në kuadër të masave te marra kundër Covid – 19.

Me votat e 39 anëtarëve të pranishëm u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës, ndër të cilat ndihma ekonomike për rreth 100 familje në nevojë, buxheti shtesë i bashkisë në shumën rreth 532 milionë lekë të ardhura nga viti i kaluar, akordimi i shumës rreth 1 milion lekë të reja për blerjen e dy tuneleve dezinfektuese që do të vendosen tek bashkia dhe qendra kulturore “Aleksandër Moisiu”, miratimi i listës me 35 familje që do të përfitojnë bonusin e qirasë pas shembjes së banesës së tyre në dy muajt e fundit etj.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin