Sot është rregjistruar numri më i lartë rasteve të reja me koronavirus në vend që prej fillimit të pandemisë dhe shumë përfaqësues të institucioneve bëjnë thirrje për distnacim fizik dhe respektim të rregullave anti-COVID.
Gjithsesi të gjitha këto duket se nuk merren parasysh nga Bardh Spahia, ish-deputeti i PD-së, që sot ka zhvilluar një mbledhje me kryesinë e demoktratëve në Fier. Edhe pse me profesion është mjek, Spahias nuk i bën përshtypja distanca që anëtarët ruajnë në këtë takim, në një kohë kur grumbullimet janë rreptësisht të ndaluara.
Sa i takon mbledhjes Spahia në ‘facebook’ thotë: “Takim i shkëlqyer me kryesinë e zgjeruar të demokratëve të Fierit për fillimin e fazës së parë të procesit të propozimit, konsultimit e përzgjedhjes së kandidaturave për përfaqësim politik të PD. Të motivuar, plot energji e gatishmëri për fitoren e Partisë Demokratike, për të tashmen e të ardhmen e cdo shqiptari e të atdheut tonë të përbashkët.”
Bradh Spahia gjatë periudhës së pandemisë ka qenë një ndër akuzuesit më të mëdhenj ndaj qeverisë. Spahia e ka bërë fajtore për spitalet që janë kthyer në vatër infeksionesh, për improvizim të situatës dhe pa një strategji për mbrojtjen nga COVID, për tamponët që bëhen me ‘qoka’ dhe shumë gjëra të tjera.