MENU
klinika

Koalicionet parazgjedhore...

Mund t’i shtyjë Rama zgjedhjet, duke përdorur COVID-19? Si përgjigjet Basha

03.07.2020 - 20:59

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur i prerë se zgjedhjet e vitit të ardhshëm nuk do të shtyhen.

Kjo përgjigje e tij erdhi teksa u pyet nga Arjan Çani, në emisionin “Zonë e Lirë” nëse do t’i shtyjë Rama zgjedhjet duke përdorur si pretekst situatën e COVID-19.

Po ashtu, i pyetur se sa shanse ka që Rama sëbashku me opozitën parlamentare të bëjnë një puç kushtetues për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore, Basha tha se i njeh Kushtetutë, duke lënë të nënkuptohet se nuk mund të ndodhë një gjë e tillë.

Ka rrezik të shtyhen zgjedhjet që janë vendosur në 15 prill- 15 maj 2021?

Basha: Korona është një problem shumë i madh. Nuk ka asnjë shans se u mbajtën në Francë, do mbahen në Maqedonine e Veriut dhe do mbahen, edhe në Shqipëri.

Koalicionet parazgjedhore. Sa mundësi ka që Rama me opozitën parlamentare të bëjnë një puç kushtetues dhe t’i pengojnë ato?

Basha: Koalicionet parazgjedhore janë në Kushtetutë për një arsye të thjeshtë sepse parashikohet si e drejtë themelore e drejta e asocimit, e bashkimit, njerëzit bashkohen për shkak të objektivave të ngjashme, etj. Këtu diskutimi për sistemin është mbyllur më 5 qershor, unë personalisht besoj se Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë Kushtetuese që do forcojë llogaridhënien para qytetarëve.

Kjo do jetë një nga temat që do t’i shtojmë shqiptarëve për diskutim pas zgjedhjeve të ardhshme. Do forcojmë institucionet e kontrollit, kam propozuar një parlament me dy dhoma dhe një sistem mazhoritar të hapur. Këtu problemi nuk është sistemi, sistemi bie në pre e demokracisë shqiptare.

Kjo është të ndryshosh temën e diskutimit, mos të flasin për presionin që i bëhet votuesve, është thjesht një trup propagandistik, Rama do bëjë gjithçka për pushtetin e tij.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës