Një tjetër kërkesë për për takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla për çështjen e reformës zgjedhore është depozituar në Kuvend nga kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi ka depozituar së bashku me kolegun e tij Gentian Stojku.
Në një deklaratë për mediat Murrizi tha se 28 deputetë të opozitës parlamentare dhe jashtë grupeve kanë të vendosur të mos jenë fasadë dhe të mos votojnë asgjë që vjen nga Këshilli politik.
“Jemi sot këtu për të deklaruar që sot do depozitojmë një kërkesë në protokoll të Kuvendit për z. Rama dhe z.Balla për një takim të dytë sepse nga takimi i parë akoma nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat që në emër të 28 deputetëve të opozitës dhe jashtë grupeve. Janë të vendosur për të mos qenë fasadë dhe për të mos votuar asnjë gjë nga këshilli politik apo nga treshja Rama-Basha-Monika.
Do tentojnë të fusin këtë dakordësi në parlamentin shqiptar pa marrë në konsideratë kërkesat e opozitës parlamentare. Nuk do votojmë asnjë dakordësi të tyre pa u hapur listat për kandidatët për deputetë. Ta harroja Taulant Balla, Edi Rama dhe këta të dy që vijnë vërdallë për të kapur ndonjë deputet të vobektë se do kenë numrat në parlament 84 deputetë”, deklaroi Murrizi.