Kjo gjë ndodh gjithashtu kur nuk avullon edhe djersa e lëkurës, pasi ajëri është shumë i lagësht. Dhe siç e kanë gjetur ekspertët shtresat e padepërtueshme të pajisjeve të mbrojtjes personale (PPE) – të dizajnuara për të mbajtur virusin jashtë kanë efektin e parandalimit të avullimit të djersës. Sipas Rebecca Lucas, i cili hulumton ziologjinë në universitetin e Birmingham, simptomat mund të përshkallëzohen nga ligështimi dhe disorientimi deri te ngërçet dhe dëmtimi i zorrëve dhe veshkave. “Gjendja juaj mund të jetë shumë serioze ndërsa mbinxehni,”shprehet ai.
Si mund ta vërejmë?
Një sistem i njohur si temperatura e lagësht e globit (WBGT) mat jo vetëm nxehtësinë, por edhe lagështinë dhe faktorë të tjerë për të dhënë një përshkrim më realist të kushteve atmosferike. Për shembull në vitet 1950, ushtria amerikane e përdori atë për të hartuar udhëzime për të mbajtur të sigurt ushtarët. Kur WBGT arrin 29C, rekomandimi është që të ndërpritet ushtrimi për këdo që nuk mund ta përballojë dot zikisht. Megjithatë, ky është niveli i nxehtësisë që mjekët po përjetojnë rregullisht kudo në botë.
Çfarë ndikimi do të ketë ndryshimi i klimës?
Ndërsa temperaturat globale rriten, do të kemi lagështi më intensive, që do të thotë se më shumë njerëz do të ekspozohen më shumë ditë me atë kombinimin e rrezikshëm të nxehtësisë dhe
lagështisë. Studiuesi britani i klimës Richard Betts ka ekzekutuar modele kompjuterike të cilat sugjerojnë që numri i ditëve me një WBGT mbi 32 gradë C të jetë vendosur të rritet, në varësi të faktit nëse janë ulur emetimet e gazrave serë. Dhe ai parashikon rreziqet për miliona njerëz që tashmë duhet të punojnë në kombinimin sdues të nxehtësisë ekstreme dhe lagështisë së lartë.
“Ne njerëzit evoluuam për të jetuar në një gamë të veçantë të temperaturave, kështu që është e qartë se nëse vazhdojmë të jetojmë në temperatura që rriten në të gjithë botën, herët a vonë kjo do ndikojë në të gjithë jetëgjatësinë e njeriut,” shtoi eksperti. Një studim tjetër, i publikuar në llim të këtij viti, paralajmëroi se stresi i nxehtësisë mund të prekë më shumë 1.2 biliom njerëz në mbarë botën deri në vitin 2100.
Çfarë zgjidhje ka?
Sipas ekspertëve ” kjo nuk është shkencë ekzakte”. Njerëzit duhet të pinë shumë lëng para se të llojnë punën, të bëjnë pushime të rregullta dhe më pas të pinë lëngje përsëri kur pushojnë. (si)