MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Në cilat forma trajtohet sarkoidoza?

31.07.2020 - 10:27

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Në cilat forma trajtohet sarkoidoza?

Përgjigjet mjeku: Sarkoidoza është një sëmundje që kërkon një përkujdesje të gjatë dhe të specializuar. Kontrollet e rregullta te mjeku për të gjitha shqetësimet ndikojnë që ecuria e kësaj sëmundjeje të jetë mjaft e mirë. Shumica e personave (në rreth 70 për qind të rasteve) kërkojnë vetëm mjekim simptomatik (qetësim të shenjave klinike) me preparatet e thjeshta antiinflamatore siç janë aspirina dhe ibuprofeni.

Por, pa dyshim që edhe këto duhen marrë me këshillimin e mjekut, sepse paraqesin efekte të shumta anësore. Në përgjithësi sëmundja mund të ketë një ecuri kronike me periudha acarimesh dhe përmirësimesh.

Rreth gjysma e rasteve mund të shërohen me trajtime të thjeshta brenda tre deri në pesë vite, por në disa raste mund të shkojë deri në disa dekada. Personat me sarkoidozë e kanë më të lartë rrezikun për kancer, veçanërisht për kancerin e mushkërive, prandaj duhet të jenë korrekt në kontaktet me mjekun.

Një ushqyerje e shumëllojshme dhe jetë e shëndetshme aktive ndihmon në rritjen e forcës imunitare të organizmit tek pacientët që e kanë identifikuar praninë e kësaj sëmundjeje.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.