MENU
klinika

" Edhe ‘në emër të politikës’, beteja vazhdon!"

‘Në emër të Republikës’, Saimir Tahiri reagon pas vendimit të gjykatës

29.07.2020 - 16:07

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, paralajmëron se do të vazhdojë betejën me drejtësinë.

Ish-ministri reagon një ditë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm zbardhi vendimin ndaj tij për rikthimin e dosjes për rigjykim.

Duke publikuar faqen e parë të vendimit të gjykatës, Tahiri kapet me detajin “Në emër të Republikës”, duke thënë se “edhe në emër të politikës, beteja vazhdon”.

Sipas Gjykatës së Posacme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Prokuroria është kontradiktore, pasi ka ngritur akuzë të re ndaj Tahirit për “kultivim narkotikësh”.

Apeli i Posaçëm e cilësonte të gabuar edhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke u shprehur se: Gaboi në rikualifikimin e veprës penale.

Po ashtu, në vendim thuhej ndër të tjera se Tahirit dhe Jaeld Çelës nuk iu dha mundësia të mbroheshin për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

foto galeri