MENU
klinika

Çelet me një protokoll strikt masash

Në Paris do të rihapet Disneyland

11.07.2020 - 19:28

Me maskat të detyrueshme dhe me prenotim paraprak, parku gjigant për fëmijë i Disneyland në Paris do të rihapet gradualisht më 15 korrik, pas 4 muajsh mbyllje si pasojë e krizës së shkaktuar nga Covid-19. Ashtu si destinacionet kryesore turistike në Paris, si pallati i Versajës apo muzeu i Luvrit, edhe parku i lojrave më i vizituar në Europë do të hapet me kapacitet të kufizuar si dhe duke vendosur si të detyrueshme distancën prej 1 metër midis vizitorëve.

Distanca do të ruhet edhe në zhvillimin e lojrave të ndryshme. Disney refuzoi të thotë kapacitetin me të cilin do të operojë parku që prej 15 korrikut duke u mjaftuar vetëm me faktin se kapaciteti do të jetë i reduktuar në mënyrë që të ketë më shumë nën kontroll situatën. Në hyrje të parkut nuk do të shiten bileta ndërkohë që destinacionet në të cilat nuk mund të realizohet distancimi fizik, do të vijojnë të jenë të mbyllura.

Kontaktet me personazhet kryesore të Disneyt do të jenë gjithashtu të kufizuara. Fotografitë me Mikey Mouse do të bëhen vetëm me distancim fizik, dhe nuk do të jenë të mundura përqafimet tradicionale. Disneyland, 30 kilometra në lindje të Parisit numëron rreth 320 milionë vizitorë që prej hapjes në vitin 1992. Parku llogaritet se zë 6.2% të të ardhurave të Francës nga Turizmi.