MENU
klinika

Eli Fara poston foton 31 vite më parë dhe…

“Nëpër rrugët e Korçës kur kaloje, kushedi…”

18.07.2020 - 09:59

Eli Fara është një nga femrat më të bukura të showbizz-it shqiptar dhe më të komentuara.

Pavarësisht se vitet kalojnë, këngëtarja arrin ta ruajë freskinë e rinisë dhe nuk ka ndryshuar pothuajse fare.

Ajo publikoi një foto në Instagram të 31 viteve më parë duke ecur në rrugët e qytetit të Korçës dhe tërheq vëmendjen e kalimtarëve.

“1989! Korçe?”– shkroi Eli Fara, në përshkrimin e imazhit.

Me foton e saj, kur ishte vetëm 22-vjeçe, mori komplimente të shumta nga ndjekësit dhe kolegët e saj.

Komenti më epik ishte i mikes së këngëtares, Aurela Gaçes: “Çfarë ylli domethënë, nam ♥ Nëpër rrugët e Korçës kur kaloje, kushedi çfarë trazirash shkaktoje ? Edhe ta bëra me rimë, fol po deshe.”

“Shihni burrat mbrapa, të 3 sytë nga Eli ?????”- shkroi një ndjekëse.

Ndërsa këngëtarja Eneda Tarifa shtoi: “Të keqen sa e bukura ????♥️♥️♥️♥️”