MENU
klinika

Lexuesit e Bibliotekës/ Piro Misha: S’ka zgjidhje!

Nis digjitalizimi, librat fizikë të paaksesueshëm

01.07.2020 - 15:01

Ministrja e Kulturës Elva Margariti edhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare Piro Misha  shpallën  vitin kremtues të 100-vjetorit të themelimit të këtij institucioni. Gjatë  këtij takimi për mediet, ndalën tek dy prioritetet kryesore, që janë digjitalizimi i veprave, që tashmë ka nisur edhe hapja e Bibliotekës përtej kufijve.

 “Digjitalizimi i të gjithë arkivës së Bibliotekës do të zgjat shumë vite, bashkë më AKSH edhe BKSh kemi një portal që do të hedh një hap të madh për informacionet që ka ky institucion. Gjatë këtij muaj do të kemi aktivitete, që do të kulmojmë në tetorin e librit”, shprehet ndër të tjera ministrja Margariti.

Nuk duhet harruar që ky është institucioni i parë kulturor, që është ndërtuar në vitin 1920. Është një rast për të përkujtuar të gjithë ata njerëz që kanë dhënë kontribute të mëdha, siç është edhe Lumo Skëndo. BK është ruajtësi i kujtesës kombëtare, i gjithçkaje që ruhet në shqip. Kujtesa e shkruar është ndër më të rëndësishmet. Është një rast jo për të parë mbrapa, por për t’u përballur me sfidat që po jeton bota me epokën e digjitalizimit. Vëmendja ndaj këtij institucioni s’ka qenë e duhura, prandaj është një rast i mirë për të tërheq vëmendjen e gjithkujt për këtë institucion. Dy janë objektivat e mëdha, t’i bëhet e njohur publikut, hapja e saj dhe digjitalizimi i veprave”, thotë drejtori Misha.
Pas zjarrit edhe përmbytjes që përshkuan Bibliotekën Kombëtare, Margariti shprehet se mundësitë për të ndërhyrë në këtë godinë, derisa të ndërtohet Biblioteka Publike janë të pakta.

“Në kuadër të post-tërmetit kemi rishikuar një projekt që nuk është realizuar plotësisht, pasi kapacitetet fizike të ruajtjes së materialeve në Bibliotekë s’janë të mjaftueshme. Me bashkinë e Tiranës kemi marrë një hap konkret edhe kemi përcaktuar një zonë, por s’jemi ende në fazën e miratimit të fondeve. Do të kishim dashur të ecim më shpejt, por pas pandemisë ritmi i prioriteteve ka ndryshuar. Në tetor do të donim të kishim hapat konkretë të projektit”, thotë Margariti.

Pamundësinë, që ka ky institucion për t’iu përgjigjur kërkesave të lexuesve, drejtori Piro Misha e konsideron reale. Pasi në të gjithë botën, sipas tij, BK nuk japin libra.

“Ky është një problem real. Në të gjithë botën BK nuk japin libra. Padyshim është krijuar një situatë jonormale, s’ka asnjë vend ku një lexues mund të marrë libra tani. Nuk ka zgjidhje. Këtu nuk ka hapësira. Është krijuar një gjendje që ne duhet të menaxhojmë atë që është. E vetmja zgjidhje është biblioteka virtuale. kjo është situata. mundësitë brenda vendit duhet që të zgjerohen. Edhe digjitalizimi ka një limit që ka të bëjë me copy-right, pasi librat e rinj s’mund të digjitalizohen. Kjo është situata. Bashkëpunimi me bashkinë është shumë i rëndësishëm. Zgjidhja është një Bibliotekë e Tiranës. Është një mungesë e rëndësishme, por që vjen për shkak të kushteve objektive”, shprehet Misha.

Aktualisht mund të konsultohen online gati 127 koleksione të revistave kulture gjatë viteve ‘45,  154 libra, 168 dorëshkrime, 123 antikuarë dhe 78 harta. Digjitalizimi i veprave është një proces në vazhdim. Biblioteka Kombëtare u themelua në vitin 1920 dhe u përurua në vitin 1922.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës