Nga shtimi i rasteve në Spanjë, në Angli u mor vendimi që kushdo që vinte nga ky vend, do të futej në karantinë. Dhe menjëherë ndeshja e kthimit për Champions, Manchester City-Real Madrid, u vu në dyshim. Por në këtë rast do të ketë një përjashtim të rëndësishëm.
Skuadra e Zidane pas dy javësh do të udhëtojë drejt Anglisë për të luajtur atje sfidën e kthimit e qetë, edhe pse sa i takon anës sportive, duhet të djersijë shumë për të përmbysur humbjen 1-2 në Madrid.
Qeveria angleze heq karantinën për delegacionin e spanjollëve. Ndeshja do të zhvillohet sipas planit në stadiumin “Etihad”, pa praninë e spektatorëve, por përtej masave të rrepta higjeno-sanitare, nuk është parashikuar ndonjë izolim tjetër për spanjollët.