10.07.2020 - 12:04
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) do t’i kalojnë dy ditët e ardhshme në Pekin për t’i hedhur bazat për një mision më të madh për ta hetuar origjinën e koronavirusit në Kinë.
Një veteriner dhe epidemiolog do të përpiqen nesër dhe pasnesër ta përcaktojë vëllimin dhe detyrat e misionit të ardhshëm në Pekin, me çka do të përcaktohet se si virusi ka kaluar nga kafshët tek njeriu, theksohet në kumtesën e OBSH-së.
Shkencëtarët besojnë se virusi e ka origjinë nga lakuriqët, ndërsa më pas u përhap përmes gjitarëve tek njerëzit në një treg ushqimesh të freskëta në Vuhan vitin e kaluar.