MENU
klinika

Prek nivelin më të lartë në 4 muaj

Pakti i BE mbështet euron, tani do të varet nga koronavirusi

21.07.2020 - 19:15

Euro ka prekur nivelin më të lartë që prej muajit Mars këtë Javë, pasi Bashkimi Europian ra dakord për një plan gjigant të stimujve për të rimëkëmbur ekonomitë e goditura nga koronavirusi. Marrëveshja, një kompromis mes vendeve të Veriut që shqetësoheshin për grantet ndaj vendeve jugore, u quajt një sinjal i unitetit nga liderët europianë.

Euro u rrit me 0.2% menjëherë pas marrëveshjes, në 1.1470 kundër dollarit amerikan, që është niveli më i lartë që prej 9 Marsit, pavarësisht se fuqizimi u limitua nga pritshmëritë e tregjeve se marrëveshja do të arrihej gradualisht.

Diçka tjetër që ofroi optimizëm në tregje ishin rezultatet inkurajuese të disa provave të vaksinave kundër Covid-19. Analistët thanë se kishte shumë pak informacion të ri mbi marrëveshjen për të nxitur euron më tej, pasi ndarja mes granteve dhe kredive ishte bërë e ditur më parë.

Commerzbank bën të ditur se për momentin, nuk pritet vrull tjetër për euron si nga ana fiskale dhe nga ajo monetare. Tani e tutje, valuta do të varet nga rimëkëmbja e ekonomive reale dhe zhvillimet në infeksionet ditore. Dollari mbeti i pandryshuar kundër shportës së valutave kryesore, në 95.81 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detajet/ Borxhet do të shlyhen sëbashku

Pse paketa e BE mund të konsiderohet arritje historike?