Peligrinazhi në Haxh të Arabisë Saudite këtë vit do të jetë krejt i pazakontë, si pasojë e pandemisë globale. Autoritetet saudite kanë vendosur që në këtë sezon të peligrinazhit mos të ketë më shumë se 1 mijë besimtare, të gjithë rezidentë vendas, 70% e të cilëve, të huaj që jetojnë dhe punojnë në vend.
Por, pavarësisht situatës së krijuar dhe frikës që mbizotëron rreth virusit sars-cov-2, besimtarët e parë kanë mbërritur në vendin e shenjtë të myslimanëve këtë të shtunë. I gjithë procesi, që nga zbritja nga autobusi e deri te hyrja në hotel, është shoqëruar nga masa mjaft strikte shëndetësore.
Kjo është hera e parë në kohët moderne, kur besimtarëve nga mbarë bota iu ndalohet që të vizitojnë hajin në mekë. Vendi i shenjtë vizitohet nga qindra mijëra besimtarë gjatë sezonit të peligrinazhit, duke qenë se është edhe një prej 5 shtyllave të islamit.