Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj krerëve të partive politike, në një kohë që po afrohen zgjedhjet e ardhshme.
Kim në një mesazh në Twitter ka theksuar se partitë politike dhe liderët e tyre do mbajnë përgjegjësi për kandidatët që do garojnë në logon e tyre.
Sipas ambasadores se SHBA, liderët politik duhet të vendosin në listat e deputetëve kandidatë që sipas saj, mos fyejnë votuesit, të mos dëmtojnë demokracinë dhe të mos nxisin korrupsionin.
“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vini kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin”, thekson Kim.
Mesazhi i Yuri Kim vjen në një kohë që palët kanë nisur përplasjet për marrëveshjen e 5 Qershorit dhe hapjes së listave, ku maxhoranca kërkon që të miratojë ndryshimet Kushtetuese dhe të heq koalicionet parazgjedhore.