Edhe pse në dy-tre javët e fundit kemi patur një rritje të ndjeshme të numrit të infektimeve me COVID-19, sipas shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP-së, Silva Bino më e keqja ende nuk ka ardhur.
Ajo paralajmëroi se në dy javët që vijnë do të ketë sërish rritje të numrit të të infektuarëve. Sipas Binos, rastet e raportuara së fundmi janë infektuar që në muajin maj, ndërsa infektimet e qershorit do t’i shikojmë në korrik.
“Shifrat e larta që kemi këto kohë janë të infektuarit e muajti maj. Infektimet e qershorit do ti shikojmë në korrik. Këto dy javë presim një rritje të numrit të infektuarve. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat”– tha Silva Bino në një nga emisionet shqiptare.