MENU
klinika

“Jam shumë i shqetësuar për atë që do të ndodhë nesër”

Paralajmëron ish-ministri: Pritet një vjeshtë e vështirë, opozita duhet të…

29.07.2020 - 16:56

Ish-ministri Besnik Mustafaj paralajmëroi një vjeshtë të vështirë politike, nëse mazhoranca miraton nesër në Kuvend ndryshimet kushtetuese.

I ftuar në News24, Mustafaj u shpreh i shqetësuar për atë që mund të ndodhë nesër në Kuvend, duke thënë se nëse opozita parlamentare do të votojë, do të jetë thjesht një shtojcë e Ramës, pasi do të humbasë moralitetin e konsiderimit si opozitë.

“Komisioni i Venecias thotë se parlamenti nuk është legjitim. Për këtë nuk mund të ndryshojë Kushtetutën. Kushtetuta do të ndryshojë, sepse ne shohim një veprim të pamoralshëm dhe të paligjshëm nga kjo mazhorancë. Rama iu shkon deri në fund marrëzive të tij, ndaj dhe besojmë se edhe nesër do të përsëritet e njëjta gjë. Në kushtet e demokracisë askush nuk duhet të marrë vendimm të njëanshëm. Unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që do të ndodhë nesër. Nëse e bën nesër, opozita parlamentare do të jetë thjesht shtojcë e Ramës, pra humbet gjithë moralitetin e konsiderimit si opozitë. Opozita e bashkuar, që gjendet jashtë parlamentit, është në një pozitë shumë të vështirë”.

Cfarë duhet bërë nga opozita e bashkuar pas 30 korrikut?
Ka pak gjëra për të bërë, përvecse të fillojë një lëvizje mbarëpopullore për referendum. Unë mendoj se do të kemi një vjeshtë pa stabilitet politik, që paralajmëron rritjen në maksimum të mosbesimit te institucionet dhe qeveria dhe do të kemi zgjedhjet e ardhshme, që do të jenë zgjedhjet më të këqija në Shqipëri.

Po për listat…
Nëse ligji nesër e vendos që listat do të jenë 100% të hapura, kjo e relativizon shumë edhe kërkesën e opozitës për koalicionet. nëse unë do të kisha një këshillë për opozitën është se që nesër ndërpritet Këshilli Politik. Unë nuk e shoh më dobinë e këtij këshilli.

A duhet të hyjë opozita me listë të përbashkët në zgjedhje me këto kushte?
Ne do të shkojmë në zgjedhje me një ligj që do të votohet nesër, sipas Ramës, por që do të jetë ligj. Fakti që këmbëngulet kaq shumë, qoftë nga Rama për të shkatërruar perspektivën e koalicioneve, qoftë nga opozita për ta ruajtur mundësinë e koalicioneve, tregon se preket opozita nga kjo, ndryshe nuk do ta bënte Rama. Ky nuk është një veprim juridik demokrat.

Arrestimet e SPAK për dosjen 339…
Do të isha i lumtur nëse do të shihja një qasje serioze nga SPAK për të goditur thelbin e manipulimit të zgjedhjeve. Në të gjitha përgjimet e prokurorisë për Avdylajt del i pranishëm edhe Vangjush Dako, por për të nuk ka asnjë indikacion se do të ndiqet penalisht. Manipulimi është gjithmonë një akt politik dhe duhet crrënjosur vullneti politik, që con në manipulimin, jo ekzekutorët e vegjël. Nëse ngelemi këtu, është një karikaturë e SPAK. Është më keq se dështim, është karikaturë, një poshtërim i misionit që ka SPAK.

Nëse c’pozicion ndodhet presidenti?
Presidenti po ballafaqohet me disa ndryshime, me të cilat nuk është dakord. Në kushtet kur mungon Gjykata Kushtetuese, gardian për Kushtetutën mbetet presidenti. Ky I fundit është në vështirësinë për të penguar këto ndryshime kushtetuese. Ka përballë një mazhorancë jo të ndershme. E vetmja gjë që është pozitive për opinionin publik është se ne shohim një president të vendosur për t’i kundërshtuar. Nuk besoj se presidenti do të ketë fuqi t’i pengojë nesër.

Qëndrimet e Metës duke më të forta se të Bashës…
Janë në pozicione krejt të ndryshme. Meta është në mbrojtje të Kushtetutës, kurse Basha në mbrojtje të interesit të opozitës. Pastaj ne e dimë që Ilir Meta nuk është një engjëll në sjelljen e tij.

Deklaratat e ndërkombëtarëve, a shihni diferenac?
Nuk ka diferencca të mëdha, edhe SHBA edhe BE janë shprehur kundër ndryshimit të ‘5 qershorit’ dhe kundër ndryshimeve kushtetuese. Nuk kam dëgjuar argumente se cfarë presin përfaqësitë e tyre.

Deklarata e ambasadores amerikane a duket si leje për të vijuar me ndryshimet kushtetuese?
Unë e shoh si një deklaratë kundër ndryshimeve të njëanshme. Nuk është hapësirë diplomatike për të thënë më shumë se kaq.