MENU
klinika

"Përgjegjësia, jo e qytetarëve"

PD: Situata me pandeminë jashtë kontrollit

04.07.2020 - 16:31

Partia Demokratike akuzoi të shtunën qeverinë se ka dështuar në përballimin e pandemisë së COVID-19, pasi situata ka dalë jashtë kontrollit me pothuajse 2-3 viktima çdo ditë.

Përmes ish-deputetit të Shkodrës, Bardh Spahia, PD thotë se përgjegjësia për gjendjen e krijuar me pandeminë i takon kryeministrit Edi Rama dhe jo qytetarëve.

Spahia shprehet se qeveria nuk ka strategji konkrete për situatën, se ajo refuzoi të merrte në konsideratë këshillat e opozitës për më shumë teste gjatë periudhës së izolimit, dhe u mor kryesisht me propagandë.

“Testimet me pikatore në kohën e izolimit dhe ato të papërfillshme në raport me situatën këtë periudhë, dëshmojnë se nuk ka një strategji konkrete për t’u përballur me këtë situatë. Në kohën kur duhej të merrte masa, që në periudhën e izolimit, Rama e kishte mendjen të prodhonte gënjeshtra, se vendi kishte numër të ulët të prekurish, kur thjesht kryente pak testime, pavarësisht thirrjeve të OBSH-së e opozitës për sa më shumë testime,” – u shpreh Spahia, i cili prej muajit qershor këmbëngul se papërgjegjshmëria e qeverisë për të mbrojtur personelin shëndetësor ktheu spitalet në vatrat kryesore të përhapjes së COVID-19.

Ish-deputeti i PD-së akuzoi kryeministrin se shfrytëzoi periudhën e pandemisë për të abuzuar me buxhetin përmes “tenderëve sekretë me çmime të fryra”.

Spahia drejtoi më pas disa pyetje publike që kryesisht kishin të bënin me strategjinë, masat që po ndërmerren, a është i sigurt sistemi shëndetësor, a janë të sigurta institucionet dhe çfarë po bëhet aktualisht për përballimin e situatës.

Euronews Albania iu drejtua zyrës së Kryeministrisë për koment. PD ka akuzuar vazhdimisht qeverinë për paaftësi, menaxhim të gabuar të situatës së pandemisë dhe abuzime me fondet publike.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga ana tjetër ka pretenduar të kundërtën, duke theksuar se sistemi shëndetësor është përgatitur për të gjitha skenarët e mundshëm. Ministria ka drejtuar vazhdimisht apele për kujdes të shtuar të qytetarëve, ndërkohë që ka deklaruar se është në gatishmëri për hapjen e strukturave të tjera spitalore nëse rastet do të vijojnë të shtohen.

Prej muajit qershor në Shqipëri janë regjistruar 41 viktima mes pacientëve me COVID-19, tetë më shumë se periudha tremujore mars-maj e pandemisë (në total kishte 33). Në përqindje kjo rritje përkon me rreth 55 për qind, po aq sa është shënuar dhe rritja e numrit të të infektuarve gjatë këtij muaji – më 7 qershor ishin 1,246 raste në total, ndërsa më 7 korrik totali ka shkuar në 2,819 raste.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës