MENU
klinika

Kuptimet

Për bebet që lindin në verë, lista me emra të shkurtër unikë

02.07.2020 - 12:09

Zgjedhja e emrit të fëmijës i fut gjithmonë në mendime prindërit. Për fëmijët që lindin këtë verë, kjo listë ka disa emra të shkurtër, të cilët mund t’ju ndihmojnë të vendosni për beben që do të vijë së shpejti në jetë.

Nëse jeni admirues të emrave të shkurtër, ja disa ide.

Për djem

Ari, do të thotë luan në hebraisht dhe shqiponjë në norvegjisht, superior, greqisht, por edhe në shqip ka një tingëllim të artë.

Leo… Shkurtim i Leonard, por është më trendy. Ka me vete gjithmonë forcën e luanit.

Rei, do të thotë mbret në spanjisht, Rey dhe tingëllon shumë bukur. Po edhe Roi apo Roy.

Sem, shkurtim i Samuel nëse do shkruhej Sam, që e bën trendy emrin biblik.

Avi, Abraham i modernizuar.

Tom… e çfarë mund të themi për këtë emër, shkurtim i Tomas, por shumë më djaloshar…

Për vajza

Ada, një emër shumë i njohur që ka mbetur pak në hije, por në SHBA po rikthehet në modë. Ky emër në hebraisht do të thotë zbukurim, në gjuhët gjermanike, fisnikëri dhe përdoret edhe si shkurtim i Adelajdës apo Adelës.

Ama (Amma), në gjuhët e amerikanëve indigjenë do të thotë ujë, ndërsa në Afrikë, lindje e vështirë ose e lindur të shtunën. Në gjuhët latine është një emër plot dashuri.

Emi, edhe ky rrjedh nga emrat e shkruar me zanore të ndryshme dhe shqiptuar ndryshëm në disa gjuhë, ka rrënjët nga Aimee në frëngjisht, apo Amata në latinisht që do të thotë e dashur.

Iv, siç shqiptohet në anglisht, emri i gruas së parë në botë.

Liv në gjuhët moderne skandinave do të thotë jetë dhe gra të bukura të vijnë në mendje gjithmonë me këtë emër.

Flo është emër latin. Në latinisht do të thotë perëndesha e luleve, shkurtim i Florence, që do të thotë lulëzim.

Noa, të kujton emrin e lashtë e njëkohësisht duket modern.

Eos, nga mitologjia, sjell agimin…

Po kështu edhe:

Emma, Ava, Mia, Liz, Ella/ Ela, Eba, Elva, Isla, Kira, Luna, Sani, Dua, Sea, Kai etj.

Gashi firmos super suksesin

“Shiko mam’, ia dola!”

Në mes të krizës martesore dhe polemikave

Kim dhe Kanye marrin vendimin e papritur!

Ja kush e veshi divën këtë herë

Beyoncé zgjedh sërish dizajnerët shqiptarë!