MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Përdor dietën e diabetikut. Sa gramë bukë duhet të konsumoj në ditë?

31.07.2020 - 10:24

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përdor dietën e diabetikut. Sa gramë bukë duhet të konsumoj në ditë?

Përgjigjet mjeku: Duhet pasur një kujdes të veçantë në sasinë dhe llojin e bukës që përdoret, nuk duhet të kalohen 2 deri në 3 feta bukë në ditë, ku preferohet buka e zezë ose bukë thekre, pasi thithet ngadalë zorra, sepse është e pasur me fibra dhe ndihmon në jashtëqitjen, por nuk është e ndaluar dhe përdorimi i bukës së bardhë.

Rekomandohet të konsumohet rreth 180 gr bukë në ditë. Nuk është parë ndonjë ndryshim në kalori nga përdorimi i bukës së misrit apo bukës së bardhë, me të vetmin ndryshim se ndjesia e të ngopurit kur përdoret buka e misrit arrihet me një sasi më të vogël se sa me bukën e bardhë. Po ashtu nuk ka ndryshime në kalori midis bukës së thekur dhe asaj të pa thekur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.