MENU
klinika

Vëllai i yllit të futbollit

Përfshihet në një sherr, vritet futbollisti

13.07.2020 - 13:48

Toulouse në Francë është tronditur nga një vrasje që i përket botës së futbollit. Bëhet fjalë për Christopher Aurier, vëllain e yllit të Tottenham, Serge Aurier. Christopher ka kaluar natën në një nga klubet e qytetit të Toulouse dhe u bë protagonist në një sherr të momentit me persona të pranishëm aty, që i kanë marrë jetën.

Njëri prej personave me të cilin Christopher është konfrontuar ishte i armatosur dhe ka qëlluar, duke i shkaktuar vdekjen. Mediet franceze mësojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit. Autori është identifikuar, me policinë që është në kërkim intensiv të tij.

Christopher ishte 26 vjeç dhe aktualisht aktivizohej në nivelet e ulëta të futbollit francez me ekipin e Toulouse Rodeo në kategorinë e pestë. Në hapat e tij të parë të karrierës ka provuar të luajë në nivele të larta, duke u aktivizuar me ekipe si Lens dhe Brentford, por pa mundur të ndjekë hapat e vëllait të tij të madh.

Një natë më parë Serge Aurier luajti minuta të plota ndaj Arsenalit, ndeshje të cilën Tottenham e fitoi 2-1. Kjo tragjedi pa pikëlluar familjen, por edhe mbarë Francën.