Përfunduan 3 ndeshjet për “play-out”-in e Grupit B të Kategorisë së Parë. Përballje tepër interesante ku nuk munguan surprizat. Elbasani mund të thuhet me plot fjalën që mbijeton, edhe pse ende ska përfunduar.
Elbasani triumfoi me përmbysje ndaj Ilirisë, falë dopietës së Nurit, ndërkohë që Devolli iu fal golit të mesfushorit Nallbati në minutën e 34-t në përballjen ndaj Shënkollit, që ka vulosur zyrtarisht rënien në Kategorinë e Dytë.
Ndërkohë në sfidën tjetër, Turbina, arriti të merrte një pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Orikut, duke e bërë tepër enigmatike rivalitetin, për sa i përket skuadrave që do të zbresin nga kategoria.
Oriku-Turbina 0-0
Devolli-Shënkolli 1-0
Nallbani 34′
Elbasani-Iliria 2-1
Nuri 52′ (p), 60′ / Manellari 31′