MENU
klinika

Të diplomuarit në zanate ndëshkohen nga...

Përse nuk gjendet punë në Shqipëri?

04.07.2020 - 11:53

Mungesa e eksperiencës është një ndër arsyet kryesore se përse të diplomuarit në arsimin e mesëm profesional në Shqipëri nuk e gjejnë veten në tregun e punës. Sipas një raportit të publikuar së fundmi, i mundësuar nga GIZ dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit, rezulton se nga të anketuarit e diplomuar të cilët nuk kanë arritur një vend pune, 54 për qind janë shprehur se nuk kanë eksperiencën e nevojshme.

Në këtë drejtim bizneset shqiptare kanë ngritur disa herë shqetësimin për më shumë praktika profesionale pranë sipërmarrjes për shkak të kostove që ka trajnimi i stafit dhe kohës së nevojshme që kërkon. Ndërsa 23 për qind prej tyre shprehen se në qytetin apo rajonin ku ata jetojnë nuk ka punë. Po ashtu, 23 për qind e të anketuarve të tjerë japin arsye të ndryshme. Sipas raportit në Shqipëri shifra e atyre që nuk arrijnë të punësohet pasi marrin një zanat arrin në 20 për qind, apo në raportin 1 me 5. Ndërsa paga neto e të punësuarve në këto degë fillon nga 22 mijë lekë deri në maksimumin prej 50 mijë lekë në muaj.