Trofeu i Premier League është çmimi që skuadrat luftojnë për mbi 38 ndeshje. Po çfarë specifikash kupa e kampionatit anglez? Ekzistojnë dy trofe të cilët janë identikë dhe përfshijnë një bazë të gdhendur që detajon kampionët.
Gjatë sezonit, njëri qëndron me kampionët e Premier League, ndërsa tjetri përdoret nga Liga. Kampionët duhet të kthejnë trofeun e tyre në Premier League të paktën tri javë para ndeshjes së tyre të fundit të ligës.
Secili trofe është i lartë 104 cm dhe është i gjerë 61 cm. Peshon në total 25.4 kg. Nga ajo, baza në të cilën janë gdhendur emrat e kampionëve peshon 15.9 kg. Trofetë janë bërë nga firma prestigjoze, me trupat kryesorë të bërë nga argjendi i fortë. Kurorat hidhen nga argjendi 24 karatësh.
Bazat janë bërë nga malakiti, një gur gjysëm i çmuar i gjetur në Afrikë, me ngjyrën e gjelbër të gurit të errët që përfaqëson fushën e lojës. Dizajni i trofeut bazohet në stemën e “Tre Luanëve të Futbollit Anglez”. Dy nga luanët janë sipër dorezave nga secila anë. Kur kapiteni i ekipit fitues të titullit ngre trofeun dhe kurorën e tij të artë, mbi kokën e tij në fund të sezonit, ai bëhet luani i tretë.
Emrat e kampionëve të mëparshëm janë gdhendur në bazë të trofeut. Kampionëve të rinj u jepen 40 medalje përkujtimore të bëra prej argjendi, të cilat kanë një diametër prej 5.7 cm. Medaljet shpërndahen për lojtarët dhe zyrtarët e klubit.
Çdo lojtar duhet të ketë bërë të paktën pesë paraqitje në Premier League gjatë sezonit fitues të titullit për të marrë një medalje kampioni. Medalje shtesë mund të paraqiten vetëm me pëlqimin e Bordit të Premier League. Këtë trofe do ta mbajë për një sezon Liverpool, si fituesi i ri.