MENU
klinika

OKB, apel shteteve të pasura

Po nuk ndihmuat vendet e varfëra, do pasojnë dekada me tragjedi

18.07.2020 - 10:58

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) paralajmëroi se do të ketë dekada të tëra me tragjedi në rast se shtetet e pasura nuk do të ndihmojnë shtetet e varfëra për të luftuar koronavirusin e ri. “Në rast se ne nuk veprojmë tani, do të duhet të bëhemi gati për një seri tragjedish njerëzore, më brutale dhe më shkatërruese se çdo impakt i drejtpërdrejtë i virusit në vetvete”-deklaroi nënsekretari I përgjithshëm për ndihmën humanitare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Mark Lowcock.

Mosveprimet nga liderët e botës do ta lejojnë virusin të qarkullojë i lirë në glob, si dhe do të zhbëjnë dekada të tëra zhvillim, si dhe krijojnë dekada të tëra me tragjedi dhe probleme të eksportueshme”, shtoi ai. E gjitha kjo është e shmangshme, deklaroi ai në përpjekjen për të bindur vendet e pasura që të angazhohen në një projekt $10.3 miliardë të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar vendet e varfëra që të luftojnë pandeminë. “Mund të rregullohet me para dhe me lidership.

Ne vlerësojmë se, kosto e mbrojtjes së 10%-shit më të varfër të botës nga efektet më të egra të pandemisë dhe recesioni global, fiksohen në rreth 90 miliardë dollarë”,nënvizoi Lowcock. Kjo shumë është më pak se 1% e paketës së stimujve që vendet e pasura kanë aplikuar për të mbrojtur ekonominë globale.