*Nga Alfred Lela
Auron Tare e tradhton veten dhe qëllimet e tij, që në hyrje të nje hipoteze me 33 faqe për shkrimtarët ‘reaksionarë Ernest Koliqi dhe Martin Camaj. E fillon haptas me një dekonstruksion, kur i quan dy autorët ‘mite të rreme’, gati i revoltuar me një aktivitet të ministrive të Kulturës të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në anglishte, një gjuhë që Auroni e njeh mirë, ndoshta më mirë se gegnishten e Camajt dhe Koliqit, rri provokimi i një shprehjeje që e përshkruan më së miri këtë përpjekje dekonstruktiviste të Tares: a bone to pick. Dmth Tare, i cili nuk ka pse e ruan si sekret vetëklasifikimin si pjesë e inteligentsias së majtë të Tiranës, ka një inat apo sherr ideologjiko-kulturor me dy shkrimtarët, të cilët paraardhësit e tij i kanë konsideruar reaksionarë.
Ky hulumtim i ri i Tares nuk bën gjë tjetër veçse përpiget t’i mbajë po aty, kësaj radhe me një ‘sofistikim shkencor’, si për të thënë se, kundër tyre dhe mes nesh, nuk qëndron vetëm kjo kocka e inatit partizano-ballist, komunisto-nacionalist, zhdanovisto-reaksionar. Jo, mes nesh dhe atyre qëndron një gjë që unë, Auroni, dhe të ngjashmit e mi ideologjikë, nuk e durojmë kurrsesi për ideal të Partisë: tradhtia ndaj atdheut, bashkëpunimi me shërbimet e huaja. E me radhë.
Ka pasur më shumë helm anatemash se sa përgjigje serioze ndaj 33 faqeve të z. Tare dhe ndoshta autori ka pritur dhe dashur bash këtë lloj reagimi. Gjithë çka do të mbetet nga debati, ka shpresuar ai, është togfjalëshi Camaj dhe Koliqi, spiunë. Sepse, në kulturën aktuale të komunikimit nuk ngelen më shumë se soundbytes.
Për të mos u hequr vierën e soundbytes-eve reagimeve anti-Tare, duhet thënë se, edhe në zemërimin e tyre, ka patur komunikim që synon të zhvIerësojë thelbin e debatit dhe t’i fryjë fjalëve, që mund t’i marrë era shumicën, por nja dy a tri prej tyre mbeten si zukama irrituese. Soundbytes dmth.
Reaguesit kanë shfrytëzuar edhe një superioritet publicistik, që autorët e djathtë, duke mos patur kurrë drojë nga identifikimi si të tillë, e kanë në tekstet e tyre. Si Ardian Ndreca, ashtu dhe Agron Tufa, Agron Gjekmarkaj, Primo ShIlaku e të tjerë, të stërvitur pikërisht në athinën letraro-publicistike të Fishtës, Koliqit, Camajt, Harapit e autorëve të tjerë ‘reaksionarV, duket se më shumë janë argëtuar dhe kanë dashur të argëtojnë me reagimet kundër 33 faqeve të Tares, sesa i kanë marrë seriozisht.
Autori i këtyre radhëve mendon se Auron Tare ka punuar seriozisht, e ka seriozisht dhe do të vazhdojë seriozisht në përpjekjen e zhbërjes së atyre ‘miteve të rremë, siç i quan vetë mu në hyrje të hulumtimit. Ai vjen prej një shkolle konstruktivo-dekonstruktiviste të majtizmit ideologjiko-kultural në Shqipëri, që merret me mitizimin e Pezës dhe çmitizimin e Mukjes; konstruktimin e socrealizmit dhe dekontruktimin e letërsisë ‘reaksionare’; demonstrimin e superioritetit të toskërishtes dhe standardit të lidhur me të dhe inferioritetin e gegnishtes dhe traditës letrare që buron prej saj.
Nuk besoj të jetë rastësi që z. Tare qëmton një moment ‘kritik’ të ‘mbjelljes’ së ‘miteve të rremë në hapësirën kulturore panshqiptare, një aktivitet për Camajn e Koliqin të dy ministrive të Kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës. Me futjen e kësaj të fundit në hartën dhe zemrën e shkëmbimeve dhe pranive kulturore, ‘reaksionarëf dhe gegnishtja bëhen më prominentë, më të kuptuar, më të shtrirë, më influencialë. Miti i tyre më i mundshëm. Dhe, siç e thotë vetë autori i 33 faqeve, ai nuk është për ‘mite të rrernë’.
Duke qenë se, ndër pajimet çmitizuese të dy autorëve klasikë të shqipes, ai shkon e heq nga brezi ‘tradhtinë’ apo ‘kolaboracionizmin’, ndoshta e vetmja pyetje apo tezë me vend dhe kundërvënëse mund të ishte: po sikur ‘kolaboracionistët’ të jeni ju, Auron? Me ‘ju’, të kuptohen këtu të gjithë pinjollët biologjikë, ideologjikë dhe kulturorë të inteligentsias së Shqipërisë në periudhën 1945-1992. Po sikur tradhtarët e interesave të kombit të jenë ata që vetë u lidhën me jugosIlavët dhe UDB-në, pastaj me sovjetikët dhe KGB-në, më vonë me Paktin e Varshavës, me kinezët dhe Revolucionin kulturor dhe, në fund fare, me marrëzinë e trashë të izolimit dhe ‘mbështetjes në forcat tona’.
Ndërkohë që në brigjet ‘shkëmb graniti të Shqipërisë adriatike’ ndodhnin të gjithë këto, ‘reaksionarët’ bashkëpunonin me Vatikanin, CIA-n, SIMI-n apo MI6, sepse besonin në një Shqipëri jo komuniste, të hapur dhe perëndimore. Edhe nëse i heqim Camajn, Koliqin dhe të tjerë intelektualë të Diasporës shqiptare nga marrdhënia me shërbimet sekrete dhe qeveritë e vendeve perëndimore anti-komuniste, dhe i vendosim në ‘listën e zezë’ të UDB apo KGB, çfarë i bën ata më shumë bashkëpunëtorë sesa Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Nexhmije Hoxhën, kryetarët e Lidhjes apo shefat e propagandës së KQ, që kishin bashkëpunuar me këto shërbime dhe qeveritë e tyre, përpara ‘reaksionarëve’, më shumë dhe më trashë se ata? Pse bashkëpunimi i dikujt është ‘tradhti kombëtare’ dhe i një grupi tjetër, shërbim ndaj interesave të vendit?
Kështuqë, teza dhe akuza ndaj ‘auronëve’ duhet përmbysur dhe riformuluar. Kolaboracionistët jeni ju, sepse keni pasur edhe Shqipërinë nën kontroll, edhe keni bashkëpunuar me fuqi të huaja në shërbim të interesave të një regjimi i cili, në finale, e çoi Shqipërinë në greminë. Kolaboracionistë jemi edhe ne, por me synimin që t’ju pengonim ju nga rruga e marrë ku e futët vendin. Nuk ju penguam dot, dhe për këtë ndihemi fajtorë, por nuk mund të mbajmë edhe peshën e një atdheu që ju e tradhëtuat nga brenda, por fajtorët e rrënimit doni t’ja gjeni jashtë.
/Marrë nga Politiko.al