Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka bërë deklaratën bombë sot, duke thënë se 25 milionë iranianë mund të jenë infektuar nga koronavirusi dhe se 35 milionë të tjerë janë në rrezik që të infektohen.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur shifrat zyrtare duke iu referuar worldmeter tregojnë 14.2 milionë të infektuar në gjithë botën.
Irani, që ka popullsi prej mbi 80 milionë banorësh, është shteti i goditur më rëndë në Lindjen e Mesme nga pandemia e koronavirusit. “Në total, mbi 200 mijë persona janë hospitalizuar”, njoftoi presidenti iranian.
Gjithashtu të premten, Rohani njoftoi se 13,791 persona kanë vdekur nga COVID-19. Nëse shifra prej 25 milionë të infektuarisht nga Covid-19 në Iran do konfirmohej, totali i të prekurve do shkonte në rreth 40 milionë në mbarë botën.
Presidenti Rohani tha nëse bazohen në një raport të ri të Ministrisë së Shëndetësisë, shifrat janë shumë më të larta se sa shifrat zyrtare të prezantuara nga Irani, ku thuhet se 269,440 persona janë të infektuar me koronavirus.