MENU
klinika

Protesta për lokalet e natës

Procedohen 5 organizatorët, Policia: Manifestim i paligjshëm!

22.07.2020 - 15:26

Pesë persona janë proceduar penalisht nga Policia, si organizatorë të protestës së djeshme në Tiranë, ku një grup personash, artistë e pronarë të lokaleve të natës, u ngritën kundër urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e tyre.

Me një njoftim për mediat, policia thotë se manifestimi ishte i paligjshëm, pa lejen e organeve kompetetente.

Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për t’u shpërndarë, procedohen penalisht 5 shtetas, organizatorë të tubimit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar mesditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, pasi kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe duke i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për t’u shpërndarë.