Kent Taylor, pronar dhe themelues i zinxhirit të restoranteve të ushqimit të shpejtë Texas Roadhouse në SHBA, është një nga të paktët që vuri në rend të parë mbijetesën punonjësve të tij të parë gjatë pandemisë.
Përveç që siguroi menjëherë maska, doreza dhe mbrojtje për sytë për të gjithë punonjësit në afërsisht 600 restorantet e tij, ai hoqi dorë nga paga e tij vjetore dhe një bonus prej 800,000 dollarë për të rimbushur fondin e urgjencës për të ndihmuar punëtorët e tij. Ai pagoi gjithashtu pesë milion dollarë shtesë në fond.
“Bëra atë që mendoja se ishte e drejtë. Kjo është një kohë kur ju duhet të jeni këmbëngulës, të mendoni ndryshe, të kujdeseni për ata që janë me ju, të gëzoni shpirtra dhe të ecni përpara,” tha Tylor për revistën People.
Ai e bëri këtë edhe pse puna e tij ra, por nuk dëshironte të ulte pagën e ndonjë prej punonjësve të tij.
“E bëj këtë për t’u kujdesur për njerëzit tanë që mund të kenë humbur një të dashur dhe kanë nevojë për para për një funeral ose për të paguar për operacionin,” tha ai.
Taylor shtoi se shumë punëtorë kishin nevojë për ndihmë nga fondi, kështu vendosi ta rimbush atë.
“Unë jam 64 vjeç dhe i konsideroj të gjithë ata nën 55 vjeç si fëmijë. Kështu që unë kam 70,000 fëmijë, dhe kjo do të thotë që duhet të kujdeseni për fëmijët tuaj”, tha Taylor.
Për gjithë këtë, punonjësit e tij i janë jashtëzakonisht mirënjohës pronarit të tyre.