MENU
klinika

Mblidhet Komisioni i Ligjeve

PS: Lista të Hapura dhe koalicione parazgjedhore është e pamundur!

14.07.2020 - 10:13

Relatorja nga mazhoranca për ndryshimet kushtetuese, Klotilda Bushka ka bërë të qartë në Komisionin e Ligjeve se lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore janë të pamundura së bashku.

Ajo thotë se nëse ato ndërthuren me njëra tjetrën atëhere në zgjedhje do të ketë lista të pafundme prandaj të dyja janë të pamundura. Ndërkohë sa i përket tre qëllimeve të nismëtarëve nga opozita parlamentare për ndryshimet kushtetuese, dy prej të parave për ndryshim sistemi në Lista të Hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore qëndrojnë për ndryshime në Kushtetutë.

Ndërkohë qëllimi i tretë, ai i pragut kombëtar 2% sipas Bushkës do të zgjidhet në formulimet e Kodit Zgjedhor dhe jo në Kushtetutë.

”Kemi riformuluar dy nenet. Bëhen më të qartë dhe lënë kriteret kryesore për t’u detajuar në Kushtetutë. Tre qëllimet që nismëtarët nisën për ndryshimet në kushtetutë, listat e hapura mbeten, pjesa e parashikimeve për koalicionet parazgjedhore është e parashikuar, dhe pragu është gjithashtu, por në diskutimet tona menduam që vetëm elementet themelore të përcaktohen në Kushtetutë, pragu duhet zgjidhur në formulimet e Kodit Zgjedhor.

Po filloj me nenin 1, që ndryshon 64-ën. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë sipas një një sistemi proporcional me konkurrim rajonal.”- tha Bushka.