MENU
klinika

Braktis mbledhjen e Komisionit Hetimor

PS tërhiqet nga shkarkimi i presidentit, Opozita parlamentare kundër vendimit

17.07.2020 - 11:43

Opozita parlamentare nuk ka rënë dakord me maxhorancën, e cila ka hequr dorë nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta, duke braktisur mbledhjen e Komisonit Hetimor.

Opozita i cilësoi këto qëndrime të PS si lojëra mes maxhorancës e Presidentit, ndërsa ka kërkuar shkarkimin e Metës.

Sipas raportit të Partisë Socialiste të prezantuar sot Komisionin Hetimor për Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës, shkeljet nuk janë të mjaftueshme për të shkarkuar Presidentin.

Nga ana tjetër, deputeti i opozitës së re, Halit Valteri deklaroi se drejt seancës do të shkojmë me dy raporte dhe do të paraqesim një qëndrim tonin si opozitë parlamentare. Ndërkohë, deputetja e PS Klotilda Bushka tha se shkeljet e evidentuara nga Presidenti diktojnë ndryshimet ligjore dhe foli për masa për rregullime ligjore.

Kujtojmë se ishte maxhoranca ajo që kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Metës, pasi ky i fundit rrezoi dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorit, debat që u pasua nga disa përplasje të tjera mes palëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN