I menjëhershëm ka qenë reagimii Presidencës në adresë të kryeministrit të vendit, Edi Rama, i cili në përgjigje të deklaratës së Metës për ndryshim sistemi zgjedhor me referendum, tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, duke theksuar se listat do hapen me votim në Kuvend.
Me anë të një shënimi në faqen e tij në Facebook, zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi ka ritheksuar deklaratën e Metës për një referendum nga populli, nga i cili, sikundër thekson ai “nuk duhet te keni frike”.
Reagimi nga Tedi Blushi:
PSE KAQ FRIKË NGA POPULLI?
Në Shqipëri kanë ndodhur DY REFERENDUME dhe në të dyja herët ka fituar POPULLI.
Padyshim edhe REFERENDUMIN E TRETË DO TA FITOJË POPULLI.
Sepse në Republikën e Shqipërisë, SOVRANITETI I PËRKET POPULLIT dhe vetëm atij.
MOS KINI FRIKË NGA POPULLI! ??