MENU
klinika

Kupa e Francës

PSG bën “tris”, finale tensioni me St.Etienne

24.07.2020 - 22:18

Pas Kupës së Ligës dhe kampionatit, PSG ka fituar edhe Kupën e Francës, duke fituar 1-0 ndaj St.Etienne. Ka mjaftuar një gol për të marrë trofeun e tretë sezonal.

Nuk i është dashur shumë kohë PSG-së për të kaluar në avantazh. Portieri Moulin ka arritur të ndalë Mbappe-në me një pritje të pabesueshme, por nuk ka mundur të bëjë asgjë para Neymar-it në 14’. Braziliani, në fakt, ka qenë në vendin e duhur në momentin e duhur.

PSG ka humbur Mbappe në minutën e 33-të, pasi ka qenë i detyruar të lërë fushën pas ndërhyrjes së ashpër që i është nga Perrin, me këtë të fundit që është ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri pas ndërhyrjes së VAR-it. Vendin e Mbappe e mori Sarabia.

Pjesa e dyta pati shumë tension për shkak të lojës së ashpër të St.Etienne. Gjithsesi, nuk pati më gola dhe PSG tashmë përqendrohet te Champions në përballjen me Atalantën.