MENU
klinika

Praktikat e materialit arkivor

Publikimi i paligjshëm i dosjes 456 të Camajt/ Sula firmos urdhër hetimin për…

10.07.2020 - 16:16

Duke marrë shkasë nga intervista e studiuesit Ardian Ndreca në News24 i cili denoncoi publikisht daljen e dosjes së Martin Camajt në mënyrë të paligjshme, Kryetarja e Autoritetit për Informimin për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Gentiana Sula ka firmosur një urdhër hetimi.

Sipas një postim në “Facebook”, Sula bën të ditur se grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikojë zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij.

“Nisur nga dinamikat e ditëve të fundit dhe publikimeve në shtyp mbi dosjen fashikull nr. 456 të Martin Camajt, që kanë të bëjnë me trajtimin e saj nga AIDSSH, sot, më datë 10.07.2020 firmosa urdhrin nr. 31 të nisjes së hetimit administrativ për verifikimin e praktikës së dosjes fizike dhe asaj digjitale të Martin Camajt nga AIDSSH. Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikojë zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij.

Ndërkohë AIDSSH do te vazhdoje te zbatoje me rigorozitet ligjin, duke garantuar qasjen ne dokumentet e Sigurimit, edhe për figurat historike. Materiali përmbledhës i hartuar pas kryerjes së veprimeve për përmbushjen e objektit të urdhrit në fjalë do t’i bëhet i ditur Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, për ndjekje sipas legjislacionit në fuqi”, deklaron Sula.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!