MENU
klinika

Përjashtohen zyrtarët e lartë të shtetit!

Publikohet drafti i amnistisë fiskale

07.07.2020 - 09:52

Publikohet drafti zyrtar i qeverisë për amnistinë fiskale. Projektligji krijon premisat për një amnisti fiskale dhe penale me një afat 1-vjeçar. Ky projektligj që tashmë është hedhur për konsultim publik synon garantimin e procedurave transparente për të mundësuar ligjësimin e pasurive të padeklaruara dhe/ose të paregjistruara tërësisht apo pjesërisht.

Përfitues të amnistisë do të jenë shtetasit shqiptar pavarësisht se ku jetojnë.

Do të jenë personat fizik dh juridik, tatimpaguesit rezident në vend si dhe individët rezident tatimor në Shqipëri, pavarësisht shtetësisë së tyre.

Nuk do të përfitojnë funksionarët e lartë të shtetit, që nga presidenti, kryeministri, ministrat deputetët e deri tek nëpunësit civil, prefektët, drejtor, prokuror, gjyqtar apo edhe drejtues të policisë. Po ashtu përjashtohen subjektet të cilët brenda tre viteve të fundit kanë qenë mbajtës të detyrave apo funksioneve të larta, personat me të shkuar kriminale apo ata që janë akuzuar për financim të terrorizmit.

Në ndryshim nga drafti   tashmë përfitues nuk do të jenë funksionarët e lartë të shteti që kanë mbajtur poste deri në vitin 2017, pasi kjo pikë është hequr nga drafti final.

Deklarimit vullnetar i pasurive do të kryhet pranë një strukture që do të ngrihet në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, pranë bankat e nivelit të dytë përfshirë edhe institucionet financiare, në sportel apo online. Do të ndiqen disa hapa për të deklaruar paratë.

Me regjistrimin e pasurisë, detyrimet tatimore të subjekteve përfitues, konsiderohen të paguara rregullisht, nuk do gjobiten, nuk do ndiqen penalisht, dhe nuk do të kërkohet justifikimi i burimit të të ardhurave.