MENU
klinika

"Meta dhe PD-ja, do t'i nënshtrohen"

“Puna e listave, e kryer”/ Rama: E votojmë në 30 korrik

27.07.2020 - 11:34

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në datë 30 korrik Kuvendi do të miratojë hapjen e listave dhe koalicionet dhe Presidenti Ilir Meta së bashku me opozitën jashtë parlamentit do i nënshtrohen.

Kreu i qeverisë u shpreh se është i hapur për hapjen 100% të listave, ndërsa sa i përket propozimit të PD-së për koalicionet si në rastin e Kosovës, theksoi se ky është propozimi i tij.

“Në 30 korrik duan apo nuk duan ata jashtë parlamentit ne do të votojmë ndryshimet. Asgjë nuk kanë për të fituar në atë rrugë, ne kemi votuar marrëveshjen e 5 Qershorit dhe do i qëndrojmë, dhe ata që thonë se e cenon 30 korriku, nuk dinë se cfarë thonë. 5 Qershori nuk preket. Përsëris apelin për PD-në që të mos lodhen duke kundërshtuar 30 korrikun, 30 korriku është kry është marrëveshje e nënshkruar, është e mbyllur. Nuk kam refuzuar të ulem me Lulzim Bashën, por Lulzim Basha me mua, as PS-ja nuk ka refuzuar, por PD-ja. Për 30 korrikun, Presidenti nuk ka asnjë të drejtë për ndryshimet kushtetuese, as nuk i kërkohet që të ketë një opinion, thjeshtë duhet ta pranojë, sikur do ta pranojnë të gjithë. Do ta njohin dhe do i nënshtrohen ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut të gjithë. 30 korriku nuk lëviz.

Pastaj hapja e listave, jo më pak se 2/3, patjetër mund të jetë edhe 100%, por kjo bëhet me diskutim, jo ultimatume dhe statuse apo cfarë vendosi opozita e bashkuar. Se nëse ajo është opozita e bashkuar, Korabi dhe Myslymi janë bashkimi opozitar. Koalicionet? Jo, të drejtën për t’u bashkuar në cadër nuk do ta heqim, por do ta sanksionojmë. Edhe këtë do ta shohim në proces dhe sigurisht janë të ftuar të mirëpritur të na bashkohen në diskutim, të na sjellin opsionet e tyre. Ishte Murrizi dhe Hajdari dëshmitarë, kur ne iu thamë na tregoni një vend që e ka koalicionin sikur e kemi ne sot dhe përgjigja ishte se nuk na dhanë ndonjë vend. Në mbledhjen e fundit doli Letonia, por e ka sikur themi ne. Doli Kosova, e njëjta gjë. Ka kohë dhe ka gjithë vullnetin për të diskutuar. Listat do të hapen dhe koalicionet do të ndërtohen si kudo në Europë” tha ai.

Edi Rama tha se Ilir Meta e meriton të shkarkohet, por PS-ja derisa kërkoi opinionin e Venecias i nënshtrohet rekomandimit të saj, që tha se shkeljet nuk ishin aq të rënda për ta shkarkuar.

“Nuk është ndryshim kursi me Ilir Metën. Ne kemi menduar se duhet shkarkuar, ne mendojmë se duhet shkarkuar, por ne jemi ndryshe Korab, nga ty dhe partia jote, nga e vjetra dhe e reja, të renë nuk e ke bërë, por po e bërë, përpiqu që të mos i ngjajë e reja të vjetrës. Ne mendojmë se shkeljet janë të rënda, por në respekt të një të vërtetë të thjeshtë, se nuk i kemi thënë vetes se jemi të pagabueshëm, mbase kanë të drejtë ata, mbase nuk kemi të drejtë ne, mbase…por ne nuk përfaqësojmë thjeshtë. Ilir Meta meriton të shkarkohet, por derisa kemi shkuar te Venecia, i nënshtrohemi kësaj dhe në fund të fundit, cfarë iku iku, por cfarë vjen të mos sjellë të reja nga fronti i shkeljeve dhe vandalizmave prandaj ligjin organik për presidentin, që në rast se i qëllon që ta ketë hënën mbrapsht në një kohë që popullit i duhet të shkojë në zgjedhje apo bën cudira të atilla, është e shkruar aty dhe mbaron” tha ai.

Edi Rama u shpreh se shumica do të inicioi një nismë për një ligj organik për institucionin e Presidentit. “Është koha që Kuvendi ti jap drejtim qartësimit të kompetencave formale dhe substanciale, një ligj organik për Presidentin, ku të përfshihen përcaktimet për mosbllokimin e proceseve zgjedhore, të evitohet precedentët skandaloz, të bëhet një thjeshtim për dispozitat për emërimin e anëtarëve të gjykatës, sipas rekomandimeve të komisionit dhe mekanizmat zhblokues. Nuk mund të ndodhë më që presidenti të refuzojë të dekretojë ministra. Të gjitha duhen adresuar, jo për Ilir Metën, por institucionin e presidentit, që sot është kapur për fyti dhe përdoret si instrument për të bërë politikë partiake, për të nxitur konflikt dhe për të ushqyer konflikt. Ne kemi një president me Hënë, sa herë Hëna rrotullohet në drejtimin e duhur dhe bashkëpunon si në rastin e COVID ne jemi në dispozicion për të bashkëpunuar”, tha ai.