MENU
klinika

Nga The Washington Post

Putini ka ndërhyrë edhe tek Brexit?!

23.07.2020 - 15:41

A u nxit referendumi i Brexit nga Rusia e Vladimir Putin?

Me Boris Johnson, ne kurrë nuk mund ta dimë.

Për dallim nga SHBA, ku një raport për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 u  bë publik brenda dy muajve të votimit, në Britani ndërhyrjet e Moskës mbetën në errësirë.

Të martën, Johnson kundërshtoi një thirrje të deputetëve në komitetin e inteligjencës dhe sigurisë (ISC) për një hetim mbi “ndërhyrjen e mundshme ruse në votimin e vitit 2016”. Qeveria pretendon se nuk ka prova të “ndërhyrjes së suksesshme në referendumin e BE”, por si të vërtetohet?

Mungesa e kuriozitetit për mbrojtjen e procesit politik nga ndikimi i huaj është një lajm i keq për një demokraci liberale të bazuar në idenë e zgjedhjeve të sigurta.

Por është një lajm i mirë për Putinin, i cili dëshiron që votuesit perëndimorë të humbin besimin tek sistemet e tyre politike.

Raporti ISC është rreth një vjeç. Duket se Johnson e kihte penguar botimin e tij për arsye politike.

Duke pasur parasysh rrjedhën e vazhdueshme të zbulimeve në lidhje me fushatën e Putinit për të ndërhyrë në zgjedhje në të gjithë Evropën, duhet të jetë e qartë se sa financues, hakerë dhe provokatorë rusë u lejuan të ndikojnë në zgjedhjen më të rëndësishme me të cilën vendi është përballur në dekada.

Motivet e kryeministrit duhet të shqyrtohen.

Rusia nuk është një rivale për demokracinë perëndimore, por është një shtet armiqësor.

Johnson mendon se Britania ka ekuilibrin e duhur kur bëhet fjalë për miqtë e Putin. Ai nuk mund të ishte më gabim se kaq.

Sipas deputetëve, Rusia është një “aktor shumë i aftë në internet” që “e konsideron Mbretërinë e Bashkuar një nga objektivat e inteligjencës perëndimore”.

Megjithatë, zgjedhjet zhvillohen në mediat sociale në këtë vend me pak rregulla.

Kur njerëzit ndalojnë besimin në institucionet, ata lehtë mund të pranojnë një vizion konspirativ të botës.

Rruga për në Brexit u lehtësua në këtë mënyrë.

Johnson nuk mban asnjëherë përgjegjësi për dëmin ekonomik, politik dhe shoqëror që i ka shkaktuar ambicia e tij.

Ai nuk duhet të pranojë veprat e rusëve. Kryeministri duhet të tregojë se demokracia e Britanisë nuk mund të manipulohet, dhe se jo të gjithë dhe gjithçka janë në shitje.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al