MENU
klinika

Disa këshilla për nënat shtatzënë

Që COVID-19 të mos i kalojë bebes, ndiqni këto hapa!

26.07.2020 - 14:29

Nënat nuk ka të ngjarë të kalojnë COVID-19 te të porsalindurit nëse ndjekin masat paraprake, sugjeron një studim i vogël.

“Shpresojmë që studimi  të jap disa siguri për nënat e reja që rreziku i kalimit të COVID-19 te foshnjat e tyre është shumë i ulët. Megjithatë, studime më të mëdha janë të nevojshme për të kuptuar më mirë rreziqet e transmetimit nga nëna tek fëmija”, tha bashkë- udhëheqësja Dr Christine Salvatore, një specialiste pediatrike e sëmundjes infektive nga Weill Cornell Medicine-New York Presbyterian Komansky ,spital për fëmijë në New York City.

Studimi përfshiu 120 bebe të lindura nga 116 nëna me infeksion COVID-19. Foshnjat, të lindura në tre spitale të Nju Jorkut ndërmjet 22 Marsit dhe 17 Majit, u lejuan të qëndronin në dhomë me nënat e tyre dhe të ushqeheshin me gji, nëse nënat kishin shëndet të mirë.

Foshnjat ishin në krevatë të mbyllur, 6 metra nga nënat e tyre, përveç gjatë ushqyerjes. Nënave u kërkohej të mbanin maska gjatë trajtimit të fëmijëve dhe të ndiqnin udhëzimet e shpeshta për larjen e duarve dhe gjirit.

Nuk ka pasur raste të transmetimit të koronavirusit tek bebet gjatë lindjes ose pas dy javësh të ushqyerjes me gji dhe kontaktit lëkurë-lëkurë. Në moshën 1 muajshe, 53 foshnje kishin një kontroll virtual dhe ishin mirë dhe po rriteshin normalisht, sipas studimit të publikuar më 23 korrik në revistën The Lancet Child & Adolescent Health.

Gjetjet sugjerojnë se është e sigurt për nënat me COVID-19 që të ushqehejnë me gji dhe të ndajnë dhomën  me të porsalindurin – nëse ato ndjekin procedurat e kontrollit të infeksionit, përfunduan studiuesit.

Bashkëdrejtuesja e studimit, Dr Patricia DeLaMora, një tjetër specialiste e sëmundjes infektive pediatrike në Weill Cornell, vuri në dukje se kontakti i lëkurës me lëkurën dhe ushqyerja me gji janë të rëndësishme për lidhjen midis nënës dhe fëmijës dhe për shëndetin afatgjatë të foshnjës.

“Gjetjet tona sugjerojnë që foshnjat e lindura nga nënat me infeksion COVID-19 ende mund të përfitojnë nga këto në mënyrë të sigurt, nëse ndiqen masat e duhura të kontrollit të infeksionit,” tha ajo .

Dr Melissa Medvedev, një profesore ndihmës e pediatrisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, shkroi një editorial që shoqëroi studimin.

Ndërsa ajo tha se gjetjet ofrojnë të dhëna të vlefshme për sigurinë, pyetjet kryesore mbeten pa përgjigje.

“Të dhëna të forta të bazuara në popullatë janë të nevojshme për të matur incidencën e komplikimeve midis grave shtatzëna dhe të posalindurve, dhe për të kuptuar normat dhe rrugët e transmetimit vertikal dhe horizontal, duke përfshirë transmetimin asimptomatik,” shkroi Medvedev.

“Studime kërkohen gjithashtu për të përcaktuar efektivitetin e parandalimit të infeksionit dhe praktikave të kontrollit në mjedisin e kujdesit neonatal.”