Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi sot se marrëveshja politike e arritur me Partinë Socialiste është prishur.
Sipas kreut të opozitës, Lulzim Basha me qëndrimin e sotëm të kryeministrit Rama, i cili tha se do pranojë kërkesën e opozitës së re ndryshimet Kushtetutës të propozuar nga opozita e re e Myslim Murrzit.
Për kreun e PD, Rama ka shfaqur tmerr për zgjedhjet e lira, ndërkohë që tha me qëndrimin e tij ai “në esencë ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit”.
“Ka kohë që manifestohet në gjuhën e tij, veprimet, por sot ka arritur një majë papërgjegjshmërie që nuk e ka pasur as Ramiz Alia në ditët e tij të fundit.
Sot Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit. U investuan forcat politike me dakord sinë e 14 janarit dhe me ndërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe. Në këtë marrëveshje në qendër ishte miratimi me konsensus i reformës që do ti hapte rrugë procesit zgjedhor dhe do të plotësonte një kusht për hapjen e negociatave.
Kjo nuk ishte marrëveshja që ne dëshironim, por ishte minimumi në kushtet e panikut, frikës që e shtynë Ramën të diktonte në tavolinë depolitizimin e administratës”, tha Basha.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka bërë deklaratën bombë, teka ka treguar ofertën që i ka ardhur nga Kryeministri Edi Rama nga ndërmjetësit e tij.
Basha thasë Edi Rama i ka kërkuar me ndërmjetës, që kreu i PD të bëhet Kryeministër, ndërsa kreu i PS të behet President i vendit.
Sipas Bashës në këmbim të kësaj oferte, Rama kërkoi që të hiqen koalicionet parazgjedhore. “Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit.
Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. Ky ka qenë mesazhi i tij heqim koalicionet dhe ti kryeministër e unë president. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë”, tha Basha.