MENU
klinika

BB: Mekanizmat e ringritjes së ekonomisë

“Qeveria të aplikojë Skema Publike të Garantimit të Kredisë”

28.07.2020 - 13:28

Programet e garancisë të nisura nga qeveria në përgjigje të krizës COVID-19, me kalimin e kohës duhet të shndërrohen në një një një skemë e rregullt publike e garantimit të kredive, për të ndihmuar fillimin e shërimit ekonomik.

Ky është konkluzioni në të cilin del raporti i publikuar së fundmi nga Banka Botërore, i zbardhur nga TV SCAN, sipas të cilit hartimi dhe implementimi i një Skemë Publike të Garantimit të Kredive që funksionon me struktura qeverisjeje transparente, me menaxhim të rreptë të rrezikut dhe korniza të monitorimit, kërkon kohë. Banka Botërore sugjeron se është esenciale që një kapital i mjaftueshëm i paguar të jetë i disponueshëm për të siguruar qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e skemës.

Ne anën tjetër sugjerohet që skemat subvencionuese vjetore të buxhetit duhet të dekurajohen për shkak të mungesës së transparencës dhe besueshmërisë së marrëveshjeve të tilla. Sipas Bankës Botërore, përfitimet e ndërtimit të kornizës së plotë të Skemës Publike të Garantimit të Kredive, janë dyfish. Së pari, lejon që burimet të shfrytëzohen më mirë duke rritur ndikimin, përfshirë edhe nga sektori privat dhe donatorë ndërkombëtarë.

Së dyti, ajo ndihmon në zbutjen e rreziqeve të shpërndarjes së mundshme të burimeve, ndërhyrjeve politike etj. Drafti citon se fillimi i kësaj pune së shpejti, gjatë periudhës së krizës, do të ndihmojë që kjo skemë të jetë e gatshme dhe e disponueshme që të përdoret gjatë periudhës së rimëkëmbjes.

Qeveria vuri në dispozicion dy ganaci sovrane me vlerë afro 260 milionë dollarësh, për bizneset, në mënyrë që të mund të paguani pagat e punonjësve si dhe të krijonin likujditet, pas bllokimit të jetës ekonomike si pasojë e COVID-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë sugjeron Draghi, ish-presidenti i BQE

COVID-19/ Si të veprojmë për të shpëtuar ekonominë