MENU
klinika

Përse e mendojnë këtë ekspertët?

“Qeveritë të ndalojnë dhënien e stimujve ekonomikë!”

05.07.2020 - 11:45

Krerët e Bankës së Anglisë dhe Bankës Qendrore Europiane thonë se mund të jetë koha që qeveritë të tërhiqen nga shpërndarja e sasive masive të stimulit ekonomik.

Ky qëndrim vjen pasi Banka e Anglisë vendosi për injektimin e një tjetër stimuli monetar prej 100 miliardë paund për të ndihmuar tregjet financiare të prekura.

Dy ekonomistët theksojnë se është koha që bankat qendrore të tërhiqen dhe të presin të dhëna të mëtejshme për të vendosur për hapat e ardhshme.

‘’Treguesit e biznesit tregojnë se ekonomitë globale janë rikuperuar më shpejt seç pritej’’, shprehet Andi Handane. “Është koha të frenohen politikat monetare për muajt e ardhshëm.’’

Ai e mbështeti këtë gjë në indikatorë të tillë si anketat e biznesit nga afër. Gjithashtu lidhi shpenzimet e mëdha të konsumatorit si një shenjë se familjet tani po përdorin paratë që u detyruan të kursejnë gjatë fillimit të pandemisë. Hapja e pubeve, restoranteve, hoteleve, kinemave dhe dyqaneve të tjera do të shtyjnë konsumatorin të shpenzojë.

Për sa i përket tronditjeve negative ndaj ekonomisë, Lane beson se ato janë vetëm të përkohshme.

Lane paralajmëroi se mund të jetë shumë herët për të treguar nëse ekonomitë e Europës po shohin një gjendje të qëndrueshme dhe se ato mund të kthehen vetëm në nivelet e para krizës deri në vitin 2022.

Të dy bankierët qendrorë synojnë të presin dhe të nxjerrin sinjale të dobishme nga ekonomia pas krizës për të bërë lëvizjet e ardhshme.