MENU
klinika

Kampioni po stërvitet fort

Quartararo favorit, por Marquez nuk dorëzohet

27.07.2020 - 14:40

Pista e Jerez ishte fatsjellëse për Fabio Quartararo. Francezi ishte sërish më i shpejti në tokën spanjolle, ndërkohë që ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte fakti se në podium u pozicionuan 3 motorrë Yamaha. Valentino Rossi u ngjit në podium pas 17 garash, me italianin që u kënaq me vendin e tretë. Një arritje që për Rossin vlen sa një fitore.

“Jam shumë i lumtur sepse ka kaluar shumë kohë që nga podium im i fundit. Vjen pas një pune të shkëlqyer të ekipit. Ishte një podium shumë i rëndësishëm. Në Jerez kam fituar shpesh dhe kthimi në podium është si një fitore” – u shpreh Rossi.

Dy fitoret radhazi të Quantararo e kanë kthyer francezin në një kandidat potencial për t’u kurorëzuar kampion i Moto GP këtë sezon. Kjo për shkak edhe të problemeve që po kalon kampioni në fuqi, Marc Marquez.

Spanjolli u dëmtua në garën e parë, teksa në të dytën mungoj. Gjithsesi, motivimi është i njëjtë. Ai po stërvitet maksimalisht për garat e radhës dhe parashikohet se në Çmimin e madh të radhës, atë të Çekisë me 9 gusht të zbresë në pistë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN