MENU
klinika

Fluks automjetesh në autostradë

Qytetarët i drejtohen bregdetit

12.07.2020 - 08:27

E diela dhe pushuesit që i drejtohen bregdetit rikthejnë trafikun!

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në autostradën Tiranë – Durrës ka pasur fluks automjetesh.

Radha e gjatë e automjeteve nis nga Vora dhe vazhdon deri në aksin Maminas- Gjiri i Lalzit, një zonë tepër e frekuentuar nga pushuesit kryeqytetas, por jo vetëm.

Në fundjavë kjo është shndrruar në në pamje të zakonshme jo vetëm në mëngjes por edhe në mbrëmje kur nis dhe kthimi i pushuesëve në Tiranë.