Kryeministri Edi Rama u shpreh se për të ka rëndësi produkti, pra miratimi i reformës zgjedhore për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare dhe jo instrumenti për të kënaqur Lulzim Bashën apo partitë e tjera jashtë parlamentit. Rama mori shembullin e disa shteteve që shumë reforma kyçe janë bërë pa miratimin e opozitës.
“Nuk po heq koalicionet”, kryeministri Rama zbulon çfarë synon me ndryshimet e fundit kushtetuese: Po parandaloj devijimin e votës si në rastin e ‘Dushkut’!
“Së pari nuk dua që ne ta rrëzojmë atë marrëveshje edhe pse mua nuk më pëlqen, por ky është një proces ku unë i pari që flas për të tjerët dhe PS-ja, që ndërvepron duhet të japë shembullin dhe po e jep, ne nuk na pëlqen, ne donim depolitizimin e administratës dhe më vjen keq që Basha thotë e bëmë me zor, nuk e bëmë me zor.
Nuk ka asnjë vend që Shqipëria të bëjë marrëveshjen me Bashën apo partitë jashtë parlamentit për të bërë konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria është shtet sovran, që me vullnet të plotë dhe në funksion të ëndrrës së madhe troket për të hyrë në BE. Nuk është as Rama, as Basha, është shteti shqiptar.
Dhe shteti ka detyrimin të provojë se është në gjendje të përmbushë ato standarde për të qenë anëtar i familjes europiane dhe konkretisht, këtu më erdhi edhe kjo ma dha Taulanti këtë të ambasadorit. Reforma zgjedhore është kusht kyc, patjetër, marrëveshja është një nga instrumentet, ndërkohë që gjykimi bëhet mbi produktin dhe jo kush u mërzit apo gëzua nga reforma, kjo nuk është pjesë e standardeve europiane, që të jetë i gëzuar Luli” tha ai.